Aktakuzë ndaj dy personave për vrasje të rëndë dhe shtytje në vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës ndaj E.S., ndërsa ndaj të pandehurit të dytë aktakuzë për vrasje të rëndë në shtytje.

Sipas aktakuzës i pandehuri i parë E.S., me 19 shtator 2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., duke shtënë  me armë katër herë në drejtim të tyre.

Po ashtu sipas aktakuzës i pandehuri i dytë E.S., me 19 shtator 2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale.