Aksion kundër fajdes në Prizren, arrestohet Beqir Hoxha

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Prizren kundër fajdes.

KALLXO.com merr vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se nga ky aksion është arrestuar Beqir Hoxha.

Ky aksion ka përfunduar para pak kohësh.

KALLXO.com merr vesh se bëhet fjalë për 6 mijë euro të marra borxh me fajde.

Sipas burimeve të KALLXO.com nga policia e Kosovës, dyshohet se viktima që nga vitit 2016, për 6 mijë eurot e marra ka kthyer mbi 49 mijë euro.

KALLXO.com do të ju mbajtë të informuar në lidhje me këtë aksion të Policisë.