Foto-ilustrim

Aksident trafiku në Prishtinë, vdes biçiklsti

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:40 në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një automjet në lëvizje, ku si pasojë ka vdekur biçiklisti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”- ka njoftuar Ahmeti.

Ajo tutje ka thënë se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.