Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident trafiku në Prishtinë, tre persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për KALLXO.com ka thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

“Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.