Aksident në Mitrovicë, lëndohen tre këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë në mes një veture dhe tre këmbësorëve.

Si pasojë e aksidentit tre këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe tre këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zahiti ka thënë se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal janë duke u marr me rastin.