Aksident në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, rrokulliset vetura

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur sonte në rrugën “Skënderbeu”.

Në foto shihet një veturë e rrokullisur, përderisa në vendin e ngjarjes siç shihet në foto, kanë dalë njësitë policore.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com i ka dërguar Policisë pyetje në lidhje me këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje.