Aksident në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të fshatit Miradi e Epërme.

Sipas fotografive që ka siguruar KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, aksidenti është i  përmasave të vogla, por që nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes. Aksidenti ka bërë që për një kohë shkurtër të krijohen kolona të gjata të automjeteve.