Aksident mes dy veturave në hyrje të Prishtinës - FOTO

Dy vetura janë përfshirë në një aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty shihet se kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe një autoambulancë.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident dhe as për gjendjen e personave të përfshirë në këtë aksident.