AKP dhe ELKOS pa marrëveshje për dënimin 1,3 milionësh

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ELKOS nuk kanë arritur në një marrëveshje për dënimin prej 1,3 milionë euro të shqiptuar për mos-realizim të kushteve të kontratës së privatizimit të ndërmarrjes Famipa.

Këto palë janë takuar në Odën Ekonomike të Kosovës, e cila ka shërbyer si ndërmjetësues për të parandaluar një proces të gjatë gjyqësor.

Të dy palët janë pritur dhe ndërmjetësuar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Roli i OEK-së në këtë takim ishte si platformë e dëgjimit të argumenteve të te dy palëve në lidhje me këtë rast.

Fatos Islami, menaxher gjeneral nga ELKOS-i, tha se kushtet e kontratës janë përmbushur, ndërkaq vendimin e AKP-së e konsideroj jo ligjor.

“E konsiderojmë vendimin e AKP-së si të padrejte dhe te paligjshëm pasi që kushtet e kontratës janë përmbushur. Të gjitha kushtet sipas kontratës mund te i argumentojmë me dëshmi te pafundme”, ka thënë Islami.

Skender Hasani, kryesues i njësisë për monitorim, kontroll dhe administrim direkt në AKP, e mbrojti vendimin e bordit të AKP-së.

“Ne si AKP e cilësojmë se ka fakte në baze të cilave ELKOS nuk i ka përmbush kushtet e kontratës”, tha ai.

Negociatat në mes të palëve janë zhvilluar pa prezencë të mediave. Pas takimit u tha që palët nuk kanë arritur në një marrëveshje konkrete.

Kryetari i OEK-së Berat Rukiqi u potencua se problemi do të kthehet prapë në tryeze diskutimi që të rishqyrtohen argumentet.

“Ky problem duhet kthyer prapë në tryeze diskutimi që të rishqyrtohen argumentet dhe të merret vendimi, pa kaluar në gjykatë apo ne procese te tjera të cilat mund të jenë të dëmshme për ekonominë e vendit”, tha Rukiqi.

Ndërkaq, Faton Ismali nga ELKOS, deklarojë se gjatë diskutimit, kompania ka kërkuar që rasti të rishqyrtohet.

KALLXO.COM ka raportuar për rastin, që sipas deklaratës së ATK-së, kompania ELKOS, pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, nuk i ka përmbushur disa prej kushteve që ishin paraparë në kontratën e nënshkruar në mes të  “ELKOS” dhe AKP-së.

Një prej kushteve të kontratës ishte që blerësi ta ruaj aktivitetin e prodhimit të metaleve për së paku 3 vitet e ardhshme.

Detajet pse u gjobit Ramiz Kelmendi nga AKP