Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Ahmeti: Kemi paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e infektuar me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Komuna që ai udhëheq deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se nga 50 euro janë ndarë secilit qytetar nën moshën 65-vjeç, ndërsa 100 euro për pensionistët.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet.  Rreth 20 mijë qytetarë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.