Agim Ademi flet pas arrestimit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dal me një deklaratë pas lirimit nga mbajtja në Polici.

Ademi u arrestua të mërkurën në mbrëmje nga Policia e Kosovës.

Ndërsa sot ai është liruar në procedurë të rregullt dhe ka reaguar përmes një njoftimi për media.

Ademi ka shkruar se gjithë ngjarja ka qenë një debat verbal për çështje të punës, por që përfundoi në Polici.

“Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici”, thuhet në reagimin e Ademit.

Ai thotë se pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim.

“Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së” ka thënë Ademi.

Sulmi në FFK, Agim Ademi dërgohet në mbajtje