Sulmi në FFK, Agim Ademi dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00 gjatë ditës së djeshme kanë pranuar një rast për sulm i cili ka ndodhur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese.

“Për detaje njoftoheni me kohë”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, për këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.

“Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, ka shtuar ajo.

Zyrtari i FFK-së, Artan Govori ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ky i fundit e ka mohuar.

VIDEO: Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” i thotë Artan Govorit të mos gënjejë

FFK është në kohë zgjedhjesh, ku pas 3 javësh pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të këtij institucioni.

Kandidatët për kryetar janë kryetari aktual, Agim Ademi dhe djali i ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri.

 

Gramoz Vokrri dorëzon zyrtarisht nënshkrimet për kandidaturën për të parin e FFK-së (VIDEO)