Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Afër 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjendja me pandeminë në Kosovë vazhdon të jetë serioze.

Numri i rasteve të reja të infektimit si dhe i viktimave mbetet ende i lartë. Vetëm gjatë ditës së sotme kanë vdekur  7 persona ndërsa janë shënuar mbi 300 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë mbi 103 mijë qytetarë u preken nga COVID-19, ndërsa 2 mijë e 125 prej tyre vdiqën.

“Numri total i rasteve pozitive është 103,815 raste nga 517,734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,125 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90,812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10,878.”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.