Abdixhiku iu bënë thirrje institucioneve qendrore të mobilizohen, pas vërshimeve në Pejë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas humbjes të jetës së nënës dhe fëmijës së saj 5 vjeçar si pasojë e reshjeve të shiut në komunën e Pejës.

Ai ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Abdixhiku u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të mobilizojnë mekanizmat shetërorë që të iu dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

“Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të LDK-së iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin” – ka thënë Abdixhiku.

“U bëj thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror të iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet. Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situate”.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës, të shtunën në mbrëmje. Viktimat janë një fëmijë 5 vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e vërshimeve.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë