Abdixhiku për vrasjet në Deçan: Më shumë se krim!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë përmes një postimi në Facebook se ka mbetur i tronditur nga akti makabër në Deçan.

Ai ka thënë se organet e rendit duhet ta sjellin sa më shpejt para drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.