Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Abdixhiku e quan të shkretë zëdhënësin e qeverisë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të shkretë zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, pasi ky i fundit deklaroi se marrëveshja e katër shtatorit në Uashington nuk është e obligueshme.

Abdixhiku ka thënë se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme, e në veçanti ato me ShBA-në.

“Aq din i shkreti, çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme dhe me SHBA-të gjithsesi, çdo marrëveshje është me interes të Kosovës”, tha ai.

Këto komente Abdixhiku i bëri me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Nekibe Kelmendit, me ç’rast së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë dhe familjarë bën homazhe pranë varrit të saj në Dragodan./Rtklive