Foto: Facebook/ AAK në Gjilan

AAK në Gjilan e përkrah Lutfi Hazirin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan do t’i japë përkrahje në balotazh kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj Komune, Lutfi Hazirit.

“Sot AAK në Gjilan ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve ta mbështesë kandidatin e LDK-së Lutfi Haziri.  Na priftë e mbara”, thuhet në një postim në Facebook.

AAK ka qenë në koalicion me Hazirin në mandatin e vitit 2017 si kryetar komune.

Ditë më parë edhe Lëvizja Qytetare Vatra ka njoftuar se e mbështet kandidatin e LDK-së, Lutfi Hazirin, për kryetar të Gjilanit, në garën e balotazhit më 14 nëntor në këtë komunë.

Në balotazh, Lutfi Haziri nga LDK-ja do të garojë kundër Alban Hysenit nga LVV.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së për kryetar të komunave tregojnë se Hyseni ka marrë 44,43 për qind të votave, kurse Haziri 43,81 për qind.