Foto ilustrim, Telegrafi

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente - Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Mujkës dhe Muzliukajt

Dje, organet e ndjekjes arrestuan Faruk Mujkën, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Hysen Muzliukajn, ish-drejtor i Kadastrit në këtë komunë.

Mujka dhe Muzliukaj po dyshohen për korrupsion ndërsa arrestimi i tyre ndodhi pas një hulumtimi nga Kallxo Përnime vitin e kaluar.

Sot, policia dha detaje nga bastisja e dy të dyshuarave.

“Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin  se  të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit  në  shtëpitë dhe banesat  e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin” – thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Dosja e KALLXO.com, arrestohet Faruk Mujka