Ilustrim

59 të vdekur e 150 të lënduar në festën e Halloween-it në Kore të Jugut

59 persona kanë vdekur dhe 150 kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve mes turmave të mëdha që ishin mbledhur për festën e Halloween-it në një zonë të njohur të jetës së natës në kryeqytetin e Koresë së Jugut, raporton BBC.

Videot nga vendi i ngjarjes shfaqin çanta në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR (japin ndihmën e parë) dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e zënë nën njëri-tjetrin.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thirrur një takim urgjent lidhur me këto zhvillime.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin.

Raportohet se ishin 100,000 persona në zonën që festonin ngjarjen e parë të Halloween-it pa maska ​​në natyrë, që nga pandemia.