Foto: CBN News

IKSHPK rekomandon prindërit të mos ekspozojnë fëmijët në grumbullime

Duke pas parasysh gjendjene  krijuar nga Covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre ku ka grumbullime për “Hallowen”.

”Ministria e Shëndetësisë kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloween, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme./21Media