Ilustrim

Kore e Jugut, arrestohet pasagjeri i cili hapi derën emergjente të aeroplanit ende pa ateruar

Një burrë është arrestuar pasi hapi derën emergjente të aeroplanit në një fluturim të ‘Asiana Airlines’ teksa po ateronte në Korenë e Jugut duke shkaktuar probleme me frymëmarrje tek shumë pasagjerë që ishin në atë fluturim, raporton BBC.

Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili u ul në mënyrë të sigurt, por me derën ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu të premten.

Disa pasagjerëve u ra të fikët, ndërsa shumë tjerë kishin probleme me frymëmarrje dhe u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale.

Burri, rreth të 30-ave, u arrestua pas aterimit të aeroplanit.

Në aeroplanin që po bënte ulje rreth një orë më vonë, pasagjeri  hapi derën e emergjencës derisa ishte ende 250 metra nga toka.

Stjuardesat nuk kishin mundur ta ndalnin sepse aeroplani ishte gati të ulej, treguan dëshmitarët për mediat lokale.

Ata thanë se burri kishte tentuar gjithashtu të hidhej nga aeroplani pasi kishte hapur derën.

“Mendova se aeroplani po shpërtheu. Mendova se do të vdisja kështu”- u  shpreh një pasagjere.

Disa fëmijë të shkollës shkollore kishin qenë gjithashtu në bord.

Policia tha se i dyshuari deri më tani nuk kishte dhënë ndonjë shpjegim për veprimet e tij dhe as nuk kishte qenë i dehur në momentin e arrestimit.