Përgjakja e Halloween-it, shkon në 146 numri i personave të vdekur në Kore të Jugut

146 persona kanë vdekur në një grumbullim për festën e Halloween-it në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul dhe 150 të tjerë janë lënduar.

Incidenti ndodhi kur njerëzit u mblodhën në një zonë të njohur të jetës së natës për të festuar.

Nuk dihet ende se si ka nisur përplasja, raporton BBC.

Kjo ishte festa e parë e Halloween, pa maska, që nga pandemia.

Numri i të vdekurve ndryshoi në mënyrë dramatike nga 59 në 120 derisa, autoritetet  po punojnë për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi gjendjen.