4 të rijnë vushtrrias e dorëzojnë në Polici kuletën që e gjetën në rrugë

Po të mos ishin 4 fëmijë, një qytetar i Vushtrrisë ndoshta nuk do të arrinte që ta gjente kuletën bashkë me paratë e dokumentacionet që i kishin humbur.

Mirëpo këta të rijnë, pasi kishin hasur në kuletë, kishin shkuar për ta dorëzuar tek stacioni policor në Vushtrri.

“Katër të rinj- fëmijë të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri. Ky gjest i mirë, është raportuar dje me datën 25 gusht 2021, rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës e ka identifikuar qytetarin dhe të njëjtit i janë kthyer të kuletën bashkë me paratë dhe dokumentacionet në të.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet në fund të njoftimit të Policisë së Kosovës.