Foto: REL/MIA

3,739 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të mërkurën pasdite ka njoftuar se në Kosovë 3 mijë e 739 persona janë aktiv me COVID-19.

Të mërkurën u shënuan 162 raste pozitive, kurse brenda 24 orëve u raportuan 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë deri më tani me COVID-19 janë konfirmuar 11 mijë e 848 persona, janë shëruar 7 mijë e 684 pacientë dhe kanë vdekur 425 të tjerë.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 684 raste.