Ilustrim - Policia në aksion

30 të arrestuar brenda brenda 24 orëve për mosrespektim të masave të Qeverisë

30 persona janë arrestuar nga Policia për mosrespektim të masave të Qeverisë. Raporti statistikor i policisë përmban numrin ne veprave të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë që kanë ndodhur brenda 24 orëve si dhe numrin e personave që kanë kryer këto vepra.

Poashtu ky raport përfshinë edhe rajonet se ku ka ndodhur ngjarja.

Në Gjakovë rezulton të jetë numri më i madh i personave të arrestuar, ndërsa Prishtina paraprinë me numrin e rasteve, gjithsej 3 raste që kanë përfshirë 7 persona.

Në Gjakovë gjatë 24 orëve kanë ndodhur  2 raste, ndërsa janë përfshirë 14 persona. Kjo sepse në komunën e Malishevës janë gjetur 13 persona të grumbulluar në lokal.

Pas Gjakovës qyteti i Prizrenit është i dyti për nga numri i personave, gjithsej 9 persona e 2 raste.

Ndërsa në qytetet tjera nuk ka pasur asnjë rast brenda 24 orëve.

Në total rezulton të jenë kryer 7 raste, e të jenë implikuar 30 persona.