Ilustrim

30 ditë paraburgim për zyrtarin e AKI-së që dyshohet se zbuloi informata sekrete

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M.K.

I pandehuri M.K, dyshohet për pesë vepra penale.

“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së; Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 të KPRK-së; Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 të KPRK-së; Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara nga neni 125 të KPRK-së dhe Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sipas Gjykatës, dyshohet se i pandehuri M.K në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, duke bërë shkelje dhe pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së .

Deklarohet avokati i zyrtarit të AKI-së i cili u arrestua nën dyshimet për zbulim të informatave sekrete