Ilustrim - Foto: KALLXO.com

22 vjeçarit në Suharekë i gjenden dy armë zjarri e mbi 130 fishekë

Policia e Kosovws ka arrestuar tw dyshuarin F.B. i datëlindjes 2001 të enjten në Suharekë.

I dyshuari në një video incizim kishte shtënë me armë zjarri në një lokacion të panjohur.

Pas shoqërimit në stacionin e policisë i dyshuari ka pranuar se posedon dy armë.

“Një pushke gjysmë automatike e llojit Rifle, model VSKA prodhim Centry Arms me numër serik SV7111380 kal.7.62 X39, e cila sipas rregullave është armë sportive që përdorët vetëm ne poligone të gjuajtjes” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Një pistoletë model AREX ALPHA me numër serik A26010 për te cilat ka pëlqimin sipas ligjeve ne fuqi por ende është në proces te pajisjes për leje. Po ashtu janë sekuestrua njëqind e tetëmbëdhjete (118) copë fishek kal.7.62×39 mm dhe njëzet e pesë (25) copë fishek te kal.9×19 mm për hetime të mëtejme”, thuhet tutje në komunikatë.

I dyshuari më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 13:30 kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkët e fshatit Delloc të Suharekës.