Ilustrim

18 vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt ka shenja dhune

Në trupin e 18 vjeçares e cila sot ishte sjellë pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhunës në trupin e saj.

Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com burime brenda Prokurorisë së Ferizajt dhe brenda Spitalit të Ferizajt, në të cilin të dyshuarit e kishin lënë viktimën.

Sipas këtyre burimeve trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion.

Sot në spitalin e Ferizajt, një 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete.

Viktimën deri tek spitali e kanë dërguar dy të dyshuar të cilët sipas prokurorisë janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me targa nga Zvicra.

Prokuroria ka konfirmuar për KALLXO.com se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë nëpër pikat kufitare dhe nëpër drejtoritë e policisë.

Deri më tani nuk është identifikuar viktima e as personat e dyshuar që e kanë sjellë atë në spital.

Persona të panjohur dyshohet se kanë dërguar pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt

Fotografitë e të dyshuarve që e lanë 20 vjeçaren e vdekur para spitalit në Ferizaj janë shpërndarë në pika kufitare

Kryeprokurori i Ferizajt: 20 vjeçaren pa shenja jete e sollën dy persona, vetura me targa zvicerane