foto: Ilustrim

14 të vdekur nga sulmi me armë në një lokal në Afrikë të Jugut

14 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri në qytezën Soweto të Johanesburgut, tha policia e Afrikës së Jugut.

Policia tha se një grup personash mbërritën me një minibus dhe hapën zjarr ndaj njerëzve në lokal natën e së shtunës vonë.

“Kur mbërritëm në vendngjarje, 12 persona humbën jetën me plagë me armë zjarri”, tha oficeri i policisë lokale, Nonhlanhla Kubheka për AFP.

Njëmbëdhjetë persona të plagosur u dërguan në spital dhe dy vdiqën menjëherë pas mbërritjes, tha policia herët në mëngjes.

Nuk ka detaje për sulmuesit. “Ata hynë dhe qëlluan mbi njerëzit që po argëtoheshin”, tha Kubheka, komandant i stacionit të policisë në Orlando, zona e Sowetos ku ndodhi sulmi me armë./Euronews