Një fëmijë duke marrë vaksinën kundër fruthit - Foto: REL/EPA

100 mijë vaksina anti COVID-19 arrijnë të premten në Kosovë

Të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina të tjera anti COVID-19.

Kështu janë njoftuar kryetarët e komunave në takimin që kanë pasur sot me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia.

Sipas komunikatës së Asociacionit të Komunave, është lehtësuar edhe procedura për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në komunikatë.