Foto: KALLXO.com

TKK-ja e shënon Ditën e Teatrit në hapësira të reja

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka inauguruar sot hapësirat e reja në njërin prej anekseve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Inaugurimin e hapësirave të reja TKK zgjodhi ta bënte në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit.

Drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti, tha gjatë ceremonisë se hapësirat e  reja do të jenë një pikë e rëndësishme për gjithë aktorët kosovarë.

Ai tha se MKRS i ka siguruar edhe një hapësirë tjetër TKK-së në ish-hapësirat e 21-shit në ish-Pallatin e Shtypit.

“Përpos që jemi mbledhë me shënu këtë ditë, jemi këtu edhe për të inauguruar hapësirat e reja, që do të jetë edhe një pikë takimi e komunitetit teatror kosovar”- tha ai.

Më pas, aktori Armend Ismajli ka lexuar deklaratën vjetore të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) – Ditën Botërore të Teatrit të shkruar nga aktorja egjiptiane Samiha Ayoub.

Në mbarë botën, 27 marsi shënohet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962. Kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të INT-së.

Për shkak të renovimit, që nga qershori i viti të kaluar TKK-ja është vendosur në një pjesë të Pallatit të Rinisë.

 

Hapësirat e reja të TKK-së. Foto: KALLXO.com.

 

Hapësirat e reja të TKK-së. Foto: KALLXO.com.

 

Hapësirat e reja të TKK-së. Foto: KALLXO.com.