Të hënën nis edicioni i 2-të i Bienales së grafikës në Mitrovicën e Veriut

Edicioni i II-të i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, “Mitrovica Print 2023”, hapet të hënën më 4 dhjetor 2023, Galerinë e Arteve “Kadri Kadriu” në Mitrovicën e Veriut.

Bienalja hapet në ora 17:00, ndërsa veprat e tyre do t ‘i ekspozojnë 99 artistë nga 34 shtetet e botës. Banalja është kuruar nga Tafil Peci, me kritikë të Hivzi Muharremit.

Tri çmimet që do të ndahen në kuadër të kësaj bienale do të përcaktohet nga një juri në përbërje të: Fatmir Krypa, Fehim Huskoviq dhe Burhan Ahmeti.

Bienalja do të jetë e hapur deri më 20 dhjetor në Galerinë “Kadri Kadiu”.

Organizmi i bienales “Mitrovica Print 2023” për këtë viti është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës.