Të enjten nis manifestimi ‘Flaka e Janarit’ 2024

Manifestimi Kombëtar Kulturor, “Flaka e Janarit” 2024 nis të enjten me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Drejtoria për Kulturë e kësaj komune ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gjatë edicionit të 33-të të “Flakës së Janarit” do të mbahen një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si: Paneli i Flakës, Ora e madhe letrare, shfaqje filmash, festivali i “Talia e Flakës”, vizita tek familjet e dëshmorëve të kombit, etj.

Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës “ këtë vit do të  inaugurohet edhe shtatorja e heroit Kadri Zeka dhe do të mbahet një akademi për të.

Manifestimi ‘Flaka e Janarit’ organizohet në nderim të dëshmorëve të kombit.

“Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit.

Programi i “Flakës së Janarit” 2024: