CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 80

Presidenti Thaçi dekoron rapsodin Dervish Shaqa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave rapsodin Dervish Shaqa.

Lami për dekorimin e Rapsodit Shaqa është bërë i ditur nga vetë Presidenti Thaçi.

Sipas Thaçit, kjo medalje rapsodit Dervish Shaqa i ndahet për kontributin e dhënë në kultivimin e këngëve popullore me vlera të larta patriotike për dekada të tëra.

“Familjes së rapsodit të njohur Dervish Shaqa, ia dorëzova Medaljen Presidenciale të Meritave. Dervish Shaqa ka dhënë kontribut të shquar në kultivimin e këngëve popullore me vlerat të larta patriotike për dekada të tëra”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Rapsodi Dervish Shaqa nga Lluka e Epërme e Deçanit ishte një prej emrave më të njohur të rapsodëve kosovarë.

Për shkak të përndjekjes nga sigurimi i ish -Jugosllavisë, Shaqa me 1956 u largua për në Shqipëri ku jetoi deri në vdekje më 1985 në Rashbull afër Durrësit.