Mitrovicë, sonte nis edicioni XIII i festivalit ‘MittrixFest’

Sonte nis edicioni XIII i Festivalit Tradicional të Komedisë “MittrixFest” në Mitrovicë.

Festivali hapet me komedinë ‘Fluturim mbi teatrin shqiptar” të Teatrit të Tetovës, duke filluar nga ora 19:30 në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.

Organizatorët e “MittrixFest”-it kanë bërë të ditur se këtë edicion do të garojnë 6 komedi për 7 çmimet që do i ndajë një juri profesionale.

Përveç shfaqjeve teatrale, në kuadër të këtij edicioni të festivalit do të mbahen edhe ekspozita artistike, punëtori për dhe rreth teatrit e vizita turistike në qytetin e Mitrovicës.

Festivali do të zgjasë deri më 8 tetor.

Programi: