Panairi i librit ‘Podujeva 2023’. Foto: FH.

Hapet edicioni i dytë i Panairit të librit në Podujevë

Ka nisur sot edicioni i 2-të i Panairit të librit në Podujevë, “Podujeva 23”.

Dhjetëra botues i kanë ekspozuar botimet e tyre në stendat e këtij panairi që po mbahet në sheshin e qytetit në Podujevë.

Panairi organizohet nga Shoqata kulturore “Prokult”, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Fatmit Halimi, kryetar i shoqatës “Prokult” ka thënë për KALLXO.com, se interesimi i botuesve për pjesëmarrje në panair ka qenë më i madh se sa mundësitë që kanë pasur si organizatorë.

“Kemi 15 shtëpi botuese që janë ekspozuar botimet e tyre në kuadër të panairit, interesimi për pjesëmarrje në panair kanë shprehur mbi 40 botues. Por, për shkak të hapësirës nuk kemi pasur mundësi për t’ i akomoduar të gjithë të interesuarit”- ka thënë ai.

Halimi ka thënë se gjatë ditëve të panairit do të kenë promovime të botimeve të reja e aktivitete tjera për dhe rreth librit.

Panairi i librit “Podujeva 2023” do të mbahet deri më 29 korrik 2023 në sheshin e qytetit.

Ky panair organizohet në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës” në Podujevë.

Panairi i librit ‘Podujeva 2023’. Foto: FH.
Panairi i librit ‘Podujeva 2023’. Foto: FH.

 

Panairi i librit ‘Podujeva 2023’. Foto: FH.