Foto: TKOBAP.

Ansambli Popullor i Shqipërisë me turne në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri për 2022, Ansdambli Komëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Shqipërisë do të realizojë turneun në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Turneu i këtij ansambli do të nisë më 25 prill 2022 me koncertit që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, duke filluar nga 21:00.

Në një njoftim të shpërndarë për media nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë (TKOBAP) thuhet se ky turne disa ditor do të zhvillohet në disa qytete të Kosovës si Prizren, Gjakovë, Gjilan, Lugina e Preshevës dhe Shkup në Maqedonisë e Veriut.

“Ky turne rikthehet pas më shumë se 30 vjetësh në qytetet e Kosovës duke na rikthyer kështu edhe njëherë jehonën dhe suksesin e pa diskutueshëm të Ansamblit Kombëtar në mbarë trevat shqiptare”, thuhet në njoftimin e TKOBAP.

Një konferencë për media, për të prezantuar ecurinë dhe programin e koncerteve gjatë këtij turneu, është planifikuar të mbahet nesër në Gjakovë.

TKOBAP bën të ditur se turneu organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë,  Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Drejtorit e Kulturës në komunat Prizren, Gjakovë, Gjilan, Lugina e Preshevës.

Qytetet dhe data ku janë planifikuar koncertet e TKOBAP-së:

25 Prill 2022 në qytetin e  Prizrenit.

26 Prill 2022  në qytetin e Gjakovës.

27 Prill 2022  në qytetin e Gjilanit.

28 Prill 2022  në  qytetin e Shkupit.