Fotografitë e historisë

Mijëra fotografi ruhen në Fototekën e Laboratorit të digjitalizimit dhe mikrofilmimit të dokumenteve arkivore në  Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Përmes këtyre fotografive pasqyrohet historia e Kosovës, zhvillimi ekonomik, social, kulturor e sportiv, veçmas pas Luftës së Dytë Botërore.

Bekim Aliu, arkivist në ASHAK ka thënë për KALLXO.com se Fototeka e Arkivit të Kosovës ruan fotografi që nga pas lufta e Dytë Botërore e deri tek lufta e UÇK-së, mbi 1,866 fotografi të cilat tashmë janë digjitalizuar.

“Në kuadër të kësaj Fototeke në Arkivin e Kosovës janë diku mbi 1,866 fotografi, 1 200 janë në formë fizike, pjesa tjetër në formë digjitale  e sjellë nga arkiva të ndryshme të hulumtuara nga hulumtues të ndryshëm që ia kanë sjellë në Arkivin e Kosovës. Periudha e cila përfshinë këtë dokumentacion është pas Luftës së Dytë Botërore deri në luftën e fundit në Kosovë,  d.m.th., edhe pjesën e luftës së UÇK-së në Kosovë, dokumente këto që i ka dorëzuar një gazetar, Paul Refsdal, edhe ato janë pjesë e kësaj Fototeke”- ka thënë Aliu.

Fotografitë, sipas tij, janë arkivuar dhe digjitalizuar dhe ndarë në FAondin: Personalitetet dhe Ngjarjet dhe qytetet.

Ai thotë se fondi pasqyron ngjarje si kurset e analfabetizmin, pasi Luftës së Dytë Botërore, periudhën e ndërtimit socialist, vite 1990-ta, etj., zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive në periudha të ndryshme.

Aliu thotë se fondi i kësaj fototeke tashmë është digjitalizua. Fondi (fizik) origjinal ruhet në depo dhe jepet për shfrytëzim vetëm në raste të veçanta.

“Meqenëse këto fotografi janë goxha të brishta dhe rrezikohen të shkatërrohen, ne kemi marrë masa dhe i kemi digjitalizuar komplet këto fotografi.  Tani janë në formë digjitale dhe jepen në shfrytëzim vetëm në formë digjitale”- ka thënë ai, duke shtuar se ne mesin e këtyre fotografive, ka edhe fotografi të cilat pasqyrojnë ngjarje ose vendet të cilat tashmë nuk ekzistojnë, monumente të cilat tashmë nuk ekzistojë më dhe ka shumë studiues që vijë pikërisht për këtë këto fotografi me i pa”- ka thënë ai.

Bekim Aliu. Foto: KALLXO.com.

Digjitalizim, sipas tij, ka krijuar mundësi më të mëdha për dhënien në  shfrytëzim të këtij fondi dhe hulumtues të shumtë, edhe  të huaj, nga Zvicra, Polonia etj., kanë hulumtuar fotografitë e Fototekës së Arkivit të Kosovës.

Arkivi posedon infrastrukturën e nevojshme për pranimin, digjitalizimin dhe arkivimin e fotografive që dërgohen aty.

Sipas tij, fotografitë e pranuara fillimisht shkojnë në depo e depoja pastaj digjitalizohen, që sipas tij, ofron një mënyrë më të mirë që ato të jepen për shfrytëzim.