array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për deklaratat e shefit të NATO-s në Serbi më 2018

Deklarata

Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi i publikuar me titullin “Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!”, është i rremë. Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli nuk e ka thënë një gjë të tillë. Për më tepër, intervista burimore prej nga është fabrikuar ky lajm është publikuar në vitin 2018, 4 vite më parë.

Artikulli

Udhëheqësi i zyrës së NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli kishte dhënë një intervistë në vitin 2018, në të cilën kishte folur edhe për Kosovën.

Pjesë të deklaratës së tij janë ripublikuar 4 vite më vonë, por me një titull të rremë.

Media https://liveportal24hr.com/, ka publikuar një artikull me titullin “Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!”, është publikuar me 2 mars 2022.

Ndryshe nga titulli, në artikull nuk përmendet se ndonjë komandant i KFOR-it ka vënë ultimatum ndaj Serbisë të pranohet Kosova, duke aluduar njohjen nga Serbia.

Teksti  i referohet një interviste të Kreut të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli, dhënë për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, më 26 tetor 2018.

Ai kishte deklaruar se misioni paqeruajtës i KFOR-i do të vazhdojë të mbesë në Kosovë, ndërsa për Ushtrinë e Kosovës se “është në diskutim politik”. Intervista e plotë origjinale në Zërin e Amerikës është në këtë LINK.