array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i pasaktë se avokatit Besnik Berisha i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj

Deklarata

avokatit Besnik Berisha i është caktuar masa e paraburgimit

media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se avokatit Besnik Berisha i është caktuar masa e paraburgimit është i pavërtetë. Burime zyrtare nga gjykata e Ferizajt dhe nga mbrojtja kanë konfirmuar se ndaj Berishës nuk është caktuar masë e paraburgimit.

Artikulli

Me 18 gusht 2023 portali Klina.info ka publikuar një lajm me titullin “I vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit avokatit Besnik Berisha”.

Por, në hyrje të tekstit është shkruar “Gjykata themelore në Ferizaj, ka marrë vendim me të cilin ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e ndalimit, avokatit Besnik Berisha, për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”- krejtësisht ndryshe prej asaj që është shkruar në titull.

Ndaj këtij titulli ka reaguar edhe vetë avokati Besnik Berisha, duke thënë se është i pasaktë.

“Dua të besoj se kolegët e portalit Zëri e kanë keqkuptu atë që lidhur me rastin tim e kanë lexu dhe akoma se kanë kuptu që kanë gabu me këtë titull. Po besoj që shpejt do e korrigjojnë dhe do e sqarojnë gabimin që nuk është pa dëm për mua”– ka shkruar ndër të tjera Besnik Berisha.

Këtë titull për Krypometrin e ka demantuar edhe avokati i Besnik Berishës, Naim Rudari.

“Nuk është e vërtetë që gjykata ka caktuar apo vazhduar masë paraburgimi për avokatin Besnik Berisha, pra ai është në liri”– ka thënë Rudari në një deklaratë për Krypometër me datë 19/08/2023.

Krypometri ka kontrolluar edhe vendimin e gjykatës rreth masave në këtë rast. Sipas vendimit të siguruar nga Krypometri, avokati Berisha nuk guxon që t’i afrohet në distancë prej 50 metrave personave Gëzim Sinani, Salih Sinani, K.S, B.S, Sh.R si dhe personave të tjerë të përfshirë në aktvendimin për fillimin e hetimeve.