array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Shkelja e afateve të udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë

Deklarata

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energji:

  1. ZRRE do t’ia lëshojë licencën e furnizimit Elektroseverit. ZRRE-ja do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
  2. Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroseveri do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së…

Udhërrëfyesin me të gjitha pikat i gjeni KËTU.

Kalendari për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë

Vlerësimi

Me kos

Kalendari për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është 100 ditor, ndërsa 41-ditëshi i tij, e gjen vetëm me një pikë të zbatuar në plotni. Pika e vetme e zbatuar në plotni është pika e parë e këtij udhërrëfyesi të nënshkruar në Bruksel më 21 qershor, ajo që Zyra e Rregullatorit të Energjisë t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”. Kanë mbetur edhe 49 ditë deri në përfundim të kalendarit.

Artikulli

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i cili do të duhej të shërbente si kalendar për zbatimin e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë karshi marrëveshjes për energjinë të nënshkruar që nga viti 2013, nuk po zbatohet sipas afateve të cilat i kanë nënshkruar vet palët.

Kalendari për udhërrëfyesin është 100 ditor, ndërsa 41-ditëshi i tij, e gjen vetëm me një pikë të zbatuar në plotni.

Pika e vetme e zbatuar në plotni është pika e parë e këtij udhërrëfyesi të nënshkruar në Bruksel më 21 qershor, që Zyra e Rregullatorit të Energjisë t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e ka konfirmuar për KALLXO.com se ky zotim në udhërrëfyes është përmbushur, pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“ZRRE-ja ka lëshuar Licencën për Elektrosverin me datë 24 qershor 2022”, ka thënë ai.

Ndonëse filloi mbarë, zbatimi udhërrëfyesit sipas palëve të përfshira ka ngecur në pikën e dytë, e cila thotë ‘brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroseveri do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, nëpërmjet BE-së’.

KALLXO.com ka kontaktuar KOSST për të kuptuar nëse Elektroseveri ia ka siguruar këto të dhëna.

Zana Bajrami-Rama, menaxhere e Zyrës për Komunikim në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT ka thënë se ende nuk kanë pranuar të dhënat nga Elektroserveri.

“Kompania Elektrosever ende nuk i ka siguruar KOSTT-it të dhënat për konsumatorët e energjisë elektrike në veri të vendit siç parashihet me Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo për KALLXO.com më 1 gusht.

Elektroserveri nuk ia ka dorëzuar këto të dhëna as Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, këtë gjë e konfirmuar për KALLXO.com, Petrit Pepaj, drejtor menaxhes i ZRRE-së.

E dorëzimi i këtyre të dhënave, sipas udhërrëfyesit është dashur të bëhet nëpërmjet Bashkimit Evropian.

KALLXO.com më 2 gusht dhe 4 gusht ka kontaktuar Petar Stano dhe Nabila Massrali, zëdhënës të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, për të kuptuar se përse nuk është bërë zbatimi i kësaj pike. Të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

ZRRE e ka lëshuar licencën më 24 qershor, e brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës, sipas udhërrëfyesit, “Elektroseveri” do të duhej të nënshkruajë teknikalitet e nevojshme të marrëveshjes me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës.

Këto teknikalitete përfshijnë: Marrëveshjen Kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshja mbi Detyrimin e Bilancit me KOSTT-in, Marrëveshjen e Kyçjes me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të distribucionit (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe lidhja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Nga KOSTT për KALLXO.com kanë konfirmuar se ata e kanë kryer pjesën e tyre të punës sa i përket kësaj pike.

“Marrëveshjet në fjalë janë nënshkruar nga ana e KOSTT dhe janë dërguar për nënshkrim tek Elektrosever në afatin e paraparë sipas Udhërrëfyesit, por marrëveshjet e nënshkruara nga ana e KOSTT në përputhje me format standarde të aprovuara nga ZRRE, ende nuk i kemi pranuar të nënshkruara nga ana e Elektrosever”, ka thënë për KALLXO.com, Zana Bajrami-Rama, menaxhere e Zyrës për Komunikim në KOSTT.

Petrit Pepaj nga ZRRE e ka konfirmuar se edhe KEDS ka kryer pjesën e saj të punës.

“KEDS ka dorëzuar marrëveshjen e Kyçjes, pritjet janë që KEDS të dërgojë tek Elektrosever edhe marrëveshjen komerciale për ofrimin e shërbimeve. Pavarësisht progresit të punëve sipas afateve nga KOSTT, KEDS dhe KESCO në finalizimin e marrëveshjeve të sipërpërmendura është vërejtur se ka ngecje në finalizimin e tyre nga Elektrosever”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Kjo pikë e marrëveshjes e paraparë të finalizohet brenda 10 ditëve nuk është zbatuar edhe pse kanë kaluar 41 ditë prej asaj kohe.

Pika e katërt e kësaj marrëveshje thotë se brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, Elektroseveri do të marrë Kodin e Identifikimit të energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga furnizimi me licencë.

Afati 15 ditor për zbatimin e kësaj pike ende nuk ka filluar, për shkak që marrëveshjet në fjalë ende nuk janë nënshkruar në plotni, pasi “Elektroserver” nuk i ka nënshkruar asnjë nga marrëveshjet në fjalë.

Sipas udhërrëfyesit, brenda 30 ditëve nga nxjerrja e Licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT (nën lehtësimin e BE-së, nëse kërkohet) do të kenë qasje në Nënstacionin Vallaç-Nallaç, si dhe në infrastrukturën tjetër të transmetimit dhe shpërndarjes.

Zana Bajrami-Rama nga KOSTT ka thënë për KALLXO.com se janë në pritje të sigurimit të qasjes fizike në Nënstacionin 110/35 kV Vallaç për personat e autorizuar.

“KOSTT ka themeluar Grupin Punues dhe ka njoftuar ZRrE-në në lidhje me autorizimet për qasje dhe analizë. KOSTT gjithashtu ka përgatitur Planin Aksional përfshirë veprimet konkrete të nevojshme rreth qasjes fizike dhe analizave të gjendjes së aseteve të transmetimit të KOSTT në pjesën veriore të Sistemit të Transmetimit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Nënstacioni elektrik në Vallaç është aset i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). 

Ai është një prej pikave e cila i furnizon me energji elektrike katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe hidrocentralin e Ujmanit (Gazivodës), si dhe i takon rrjetit të shpërndarjes së Kosovës edhe sipas Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.

Zbatimi i këtyre pikave të udhërrëfyesit do të duhej të bëhej me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nga të njëjtit nuk ka pasur asnjëherë ndonjë deklaratë publike për ngecjet për zbatimin e udhërrëfyesit.

KALLXO.com, ka kërkuar përgjigje nga Bashkimi Evropian më 2 gusht dhe 4 për të gjitha pikat dhe afatet që nuk janë respektuar nga kompania “Elektrosever” si dhe pala serbe.

Të njëjtit nuk janë përgjigjur në asnjë nga pyetjet e redaksisë.

KALLXO.com ka kontaktuar kompaninë Elektroserver për të kuptuar se cilat janë arsyet e vonesave nga ana e tyre.

Boban Novakovic, drejtor i kësaj kompanie për KALLXO.com ka thënë se nuk ka të drejtë të përgjigjet në pyetjet e dërguara në adresë të tij.

“Më vjen keq, por nuk kam të drejtë të përgjigjem për asnjërën nga këto pyetje. Para se gjithash, duhet t’i drejtoheni departamentit të mediave”, ka thënë ai.

KALLXO.com i ka dërguar pyetjet në Zyrën për Media e kësaj kompanie, por as nga ta nuk ka pranuar përgjigje deri në publikim të artikullit.

KALLXO.com po ashtu ka kontaktuar edhe Zyrën e kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, për të marrë informacione për arsyet e vonesave për zbatimin e pikave të udhërrëfyesit.

Të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Në anën tjetër, nga Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi kanë thënë se duan zbatimin e suksesshëm të këtij udhërrëfyesi.

“Qeveria i ka përmbushur obligimet nga ana e saj për implementimin dhe zbatimin e udhërrëfyesit. Është interes i yni dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që zbatimi i udhërrëfyesit të përfundojë me sukses brenda 100 ditëve të parashikuara”, ka thënë për KALLXO.com, Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit.

Për këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media më 20 korrik ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë masa.

“Brukseli e ka evidentuar që qasja destruktive e Serbisë, është faktori e fajtori për moszbatimin e deri tashëm të udhërrëfyesit ashtu siç janë paraparë oraret. Pra kishim një kalendar të limiteve kohore që nuk matej, as me muaj as me javë por me ditë…Ne presim reagimin e Brukselit, por pa dyshim që për situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra”, pati thënë Kurti.

Kalendari për udhërrëfyesin është 100 ditor, ndërsa deri më tani është zbatuar vetëm një pikë e tij.

Sipas udhërrëfyesit në rast të mosveprimit sipas kushteve të caktuara pas 100 ditëve të lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për Elektrosever-in, ndonëse para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësim të BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh.

BE më pas do të ofrojë opinion të ekspertëve, nëse kërkohet të paktën prej ndonjërës palë.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013.

Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Ndonëse marrëveshja ekziston që nga viti 2013, e ende nuk ka zbatim për të, qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) kanë bërë të ditur se humbjet nga mospagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.

Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës është paguar nga Qeveria e Kosovës dhe nga KOSTT-i.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.

Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa më pas është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe KOSTT-i.