array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Shqipëria nisi 1 mijë autoblinda në Kosovë

Deklarata

“Shqiperia dërgon 1000 blinda ne ndihme te bijve te Kosoves Shqiptarin e keni gati vllazen me shkul nga rraja Serbin”

Profil në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni i publikuar nga “Val Kros” në TikTok se Shqipëria i ka dërguar 1 mijë autoblinda në Kosovës është i rremë. Shqipëria nuk ka dërguar autoblinda në Kosovë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Në veri janë të vendosur njësitë speciale të Policisw së Kosovës dhe trupat e KFOR-it. 

Artikulli

Më 1 qershor 2023, profili me emrin “Val Kros” ka publikuar një video në rrjetin social “TikTok” me informacionin se Shqipëria i ka dërguar 1 mijë autoblinda në Kosovë.

Video është e shoqëruar me pamje të disa automjeteve autoblindë dhe me mbishkrimin “Shqiperia dërgon 1000 blinda ne ndihme te bijve te Kosoves Shqiptarin e keni gati vllazen me shkul nga rraja Serbin”.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, e cila e ka konfirmuar se lajmi është i rremë.

“Po, patjetër që është i rremë” – thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie për KALLXO.com.

Që nga 26 maji 2023 serbët janë duke protestuar në veri. Protesta ka filluar më 26 maj 2023, kur Policia e Kosovës ka asistuar gjatë hyrjes së kryetarëve të rinj në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Protestuesit vazhdimisht po kërkojnë largimin e kryetarëve nga objektet komunale dhe njësive speciale të Kosovës.

Më 29 maj 2023 situata u përshkallëzua, 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan, tre prej të cilëve u konfirmua se u plagosën me armë zjarri. Nga ana tjetër mediat serbe kanë raportuar për mbi 50 protestues serbë të lënduar.