array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kusari Lila është bërë “sekretareshë e Milan Radojiçiqit”

Deklarata

Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit” është i rremë. Deputetja Mimoza Kusari-Lila e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë. Kusari-Lila asnjëherë nuk ka punuar si sekretareshë e politikanëve të apostrofuar në këtë postim.

Artikulli

Më 14 korrik 2023, në grupin në Facebook “ME LDK-NË RUGOVIANE” ka shpërndarë një fotografi të shefes së gupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me mbishkrimi “Kam përvojë si sekretareshë e Pacollit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit dhe së fundi dhe Radojcicit?”- duke lënë të nënkuptohet që kjo është një deklaratë e deputetes. Fotografia është shpërndarë në grupet e Facebook “Diaspora me PDK👍” dhe “SHTETI🇽🇰✌🏻🇦🇱SHTET❤️✌🏻”.

Krypometri ka kontaktuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka mohuar të ketë thënë një deklaratë të tillë.

“Është lajm i rremë” – ka thënë ajo.

Fotografia është shpërndarë më përshkrimin “Sekretaresha Mimoza Kusari RADOJĆIĆ”. 

Kusari-Lila ka qenë nën-kryetare e Aleancës Kosova e Re, partisë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli. Më vonë ka qenë zv.kryeministre në Qeverinë Thaçi, ndërsa më vonë ka qenë në koalicion me LDK-në në kohë të Isa Mustafës.

Por, Kusari-Lila asnjëherë nuk ka qenë sekretarëshë e asnjërit prej politikanëve të përmendur në këtë postim.