array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vrasjet në luftimet me Policinë e Kosovës

Deklarata

“Pesë sulmues Serbë të vrarë në veri nga luftimet me Policinë e Kosovës”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi në Tik Tok se 5 persona në Banjskë janë vrarë është i rremë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se në Banjskë janë vrarë vetëm 3 persona.

Artikulli

Profili në Tik Tok “MTRKS25” ka publikuar një video (arkiva) me mbishkrimin “Pesë sulmues Serbë të vrarë në veri nga luftimet me Policinë e Kosovës”. Krypometri ka verifikuar këtë informacion. 

Krypometër ka konstatuar se me datë 25.09.2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte konfirmuar se në rastin Banjska është zbuluar personi i tretë i vrarë.

Policia e Kosovës zyrtarisht kishte njoftuar se nga ngjarja e Banjskës kishin mbetur të vrarë tre persona nga grupi i armatosur.

Më 27.10.2023, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kishte konfirmuar për KallxoPernime se vetëm tre persona ishin vrarë gjatë sulmit në Banjskë.

Më 24.09.2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm terrorist nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Banjskës në Zveçan. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë. 

Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim.