Afër manastirit në Bajnskë shihen xhipa pa targa, Kurti thotë se janë automjete që nuk i posedojnë serbët lokal dhe askush që është civil 

Mbi 30 persona, që sipas kryeministrit Albin Kurti, janë formacion profesional dhe nuk janë civil të armatosur, janë rrethuar nga Policia e Kosovës. 

Kurti ka thënë se këta persona janë rrethuar nga policia tek Manastiri i Bajnskës në Zveçan, në afërsi të së cilës është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku në orët e para të ditës së sotme, e janë lënduar dy të tjerë. 

Kurti ka thënë se automejetet që shihen në afërsi të Manastirit janë pa targa dhe janë automjete që nuk i posedojnë serbët lokal dhe askush që është civil në Republikën e Kosovës.

Kurti madje ka thënë se pamjet kanë dëshmuar se aty është parë edhe një autoblindë që nuk është e Policisë së Kosovës. 

“Sulmet janë duke vazhduar, janë së paku 30 të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona dhe u bëjë thirrje të dorëzohen tek organet e sigurisë. Janë ata që po sulmojnë policinë edhe pasi vranë policin” – shtoi ai.

Kurti ka thënë se sulmet janë duke vazhduar edhe pas vrasjes së policit dhe lëndimit të dy policëve të tjerë.

Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit