array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për përmbytje në Shqipëri

Deklarata

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike” i publikuar më 4 janar 2024 ishte i rremë. Në fillim të muajit janar nuk kishte përmbytje në qytetin e Korçës në Shqipëri, si raportohet në këtë artikull.

Artikulli

Më 4 janar 2024, faqja në Facebook “Live News” (arkive) publikoi një artikull me titull “Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike”.

Brenda artikullit thuhet se mjaftuan vetëm dy orë shi që rrugët e Korçës të përmbyten.

Krypometri ka shikuar edhe faqen zyrtare të Bashkisë së Korçës në Facebook dhe aty nuk është publikuar asnjë njoftim për përmbytje nga reshjet në javën e parë të muajit janar 2024. 

Për të parë nëse kishte reshje të mëdha e përmbyetje në fillim të muajit janar të vitit 2024, në faqen e Institutit të Gjeoshkencave (arkive) nuk është publikuar asnjë njoftim i tillë. Bazuar në të dhënat e kësaj faqe për parashikimin meteorologjik në Shqipëri, më 3 dhe 4 janar 2024 kishte reshje të dobëta lokale shiu, me temperatura maksimale deri ne 17 gradë celsius në zonat bregdetare.

Në këto të dhëna po ashtu theksohet se në shumicën e qyteteve nuk ka rrezik për dëme nga reshjet. Madje, Korça figuron në mesin e qyteteve që nuk ka rrezik nga përmbytjet më 3 dhe 4 janar 2024.

Po ashtu, kryepometri ka gjetur se lajmi i publikuar më 4 janar 2024 është i vjetër, pasi rezulton që ka përmbajtje të njëjtë me një artikull të publikuar në shtator 2023.

Derisa, për herë të fundit, Korça u përball me përmbytje nga reshjet e shiut me 14 qershor 2023 kur kishte problem edhe të qarkullimit me makina.