array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrena e Dimal Bashës për mosshtrenjtimin e rrymës në Kosovë

Deklarata

Dimal Basha (21.09.2022) – “Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk është rrit energjia elektrike. E kjo si pasojë e 120 milionë eurove që i ka nda kjo qeveri. Qeto pare krejt kanë shku nëpër familje edhe te shtesat e fëmijëve edhe tek lehonat, kur t’i përmbledhesh krejt e kupton që edhe me 50-euroshin e mësuesit e arrin zbutjen e inflacionit”

Dimal Basha

Vlerësimi

Rrenë

Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë më 8 shkurt. Në këtë mbledhje, ZRRE ka miratuar propozimin për vendosjen e bllok tarifave prej 800 kilovatë. Sipas këtij vendimi të gjithë ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj do të kenë shtrenjtim të rrymës. Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë në atë të lartën apo të ditës. Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë. Nga ky vendim i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës janë prekur rreth 130 mijë familje. Nëse një konsumator ka shpenzuar me tarifën e lartë 61% dhe me të ulëtën 39%, për 900 kilovatë të shpenzuara brenda muajit, me tarifën e vjetër ka paguar 52.9 euro në muaj, me tarifën që ka hyrë në fuqi në muajin shkurt paguan 57.9 euro, konsumatori që ka shpenzuar 1 mijë kilovatë brenda muajit, me të vjetrën ka paguar 58.5 euro kurse me tarifat e reja paguan 68.6 euro. Ndërsa konsumatori që ka shpenzuar 1100 kilovatë brenda muajit, me tarifat e vjetra ka paguar 64.2 euro ndërsa me tarifat e reja paguan 79.4 euro.

Artikulli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, derisa ishte duke folur në Komisionin për Arsim, ku po diskutohej me përfaqësues të SBASHK-ut për grevën në arsim, tha se Kosova është i vetmi vend në Evropë ku nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike.

“Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk është rrit energjia elektrike. E kjo si pasojë e 120 milionë eurove që i ka nda kjo qeveri. Qeto pare krejt kanë shku nëpër familje edhe te shtesat e fëmijëve edhe tek lehonat, kur t’i përmbledhesh krejt e kupton që edhe me 50-euroshin e mësuesit e arrin zbutjen e inflacionit” – ka deklaruar Basha. Deklaratën e deputetit Basha e gjeni KËTU (nga minuta 3:53).

Por çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur me vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë më 8 shkurt. Në këtë mbledhje, ZRRE ka miratuar propozimin për vendosjen e bllok tarifave prej 800 kilovatë. Sipas këtij vendimi të gjithë ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj do të kenë shtrenjtim të rrymës. 

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë në atë të lartën apo të ditës. Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Bordi i ZRrE-së kishte vendosur që blloqet do të vlejnë vetëm për konsumatorët shtëpiakë ndërsa për ata komercialë (bizneset) nuk do të ketë. Tarifat e reja kanë hyrë në fuqi nga 9 shkurti 2022.

Nga ky vendim i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës janë prekur rreth 130 mijë familje.

Deri në muajin shkurt, një konsumator shtëpiak që ka shpenzuar 2 mijë kilovatë në muaj: 800 kilovatë me të lirë dhe 1,200 të tjera me tarifën e shtrenjtë, ka paguar një faturë prej 114 euro në muaj. Kurse bizneset kanë paguar më shtrenjtë rrjedhimisht ato e kanë paguar një pjesë të kostos së energjisë që është shpenzuar nga konsumatorët shtëpiakë.

Por që nga vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës, tashmë konsumatorët shtëpiakë, pra familjet kosovare paguajnë një pjesë të energjisë elektrike që shpenzohen nga bizneset. Bizneset edhe me propozimin e ri po vazhdojnë të paguajnë 187 euro nëse i konsumojnë 2 mijë kilovatë. Por, konsumatorët shtëpiakë që kanë të njëjtin shpenzim paguajnë hiq më pak se 199 euro.

Nëse një konsumator ka shpenzuar me tarifën e lartë 61% dhe me të ulëtën 39%, për 900 kilovatë të shpenzuara brenda muajit, me tarifën e vjetër ka paguar 52.9 euro në muaj, me tarifën që ka hyrë në fuqi në muajin shkurt paguan 57.9 euro, konsumatori që ka shpenzuar 1 mijë kilovatë brenda muajit, me të vjetrën ka paguar 58.5 euro kurse me tarifat e reja paguan 68.6 euro. Ndërsa konsumatori që ka shpenzuar 1100 kilovatë brenda muajit, me tarifat e vjetra ka paguar 64.2 euro ndërsa me tarifat e reja paguan 79.4 euro.

Në muajin shkurt, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin me zotimin për subvencionimin e energjisë. Qeveria e Kosovës ishte zotuar se do t’i jap 90 milionë euro për subvencionim të energjisë.

Më 19 korrik, Furnizuesi i Energjisë Elektrike – KESCO kishte dorëzuar kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave. Më 12 gusht, KESCO, kishte dorëzuar propozimin për dyfishim të energjisë elektrike. Kjo kërkesë ishte bërë si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Kosovës si dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike. Pak ditë pas kërkesës për shtrenjtim të rrymës, më 24 gusht Qeveria kishte ndarë 41 milionë euro si pjesë e parë e subvencionit prej 90 milionë euro për energjinë, të zotuar në muajin shkurt.

E pas ndarjes së gjysmës së subvencionit nga Qeveria e Kosovës për sektorin e energjisë gati gjashtë muaj pas zotimit, Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur që nuk do ta shqyrtojë kërkesën e Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, për shtrenjtimin e rrymës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga muaji shtator do të fillojë të subvencionojë qytetarët të cilët kursejnë energjinë elektrike. Ky subvencionim i energjisë elektrike, do të jetë në kuadër të pakos që është përgatitur nga ekzekutivi për të përballuar inflacionin.

Qytetarët do të subvencionohen për dyfishin e kursimit të energjisë elektrike. Konsumatorët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi do të përdoren të dhënat nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte njoftuar që nëse një familje ka shpenzuar 1,000 kilovatë në shtatorin e vitit të kaluar ndërsa në shtatorin e këtij viti ka harxhuar 900 kilovatë, ajo do të subvencionohet për dyfishin e kursimit, do të thotë 20% (pasi që 10% është kursimi në mes dy muajve, ndërsa dyfishi i kursimit është 20%).