Foto: ZKM

Kurti: Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi të shtunën se ekzekutivi që drejton ka përgatitur një pako të re për ta përballuar inflacionin.

Ai tha se do të subvencionohen të gjithë qytetarët të cilët kursejnë rrymën elektrike.

“Sot po prezantojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me krizën e inflacionit. Nisur nga gjendja e rënduar me energji,  sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që të kursejmë. Andaj, do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike”, tha ai gjatë një konference për media.

“Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faktuarën”, deklaroi Kurti.