Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë me 90 milionë euro

Qeveria e Kosovës përmes një komunikatë ka njoftuar se ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas këtij vendimi Qeveria e Kosovës zotohet se do të jap 90 milionë euro për subvencionim të energjisë.

Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në komuniktë.

Ky vendim është miratuar në mbledhjen elektronike të zhvilluar të shtunën nga Qeveria.

Më 18 janar Ministria e Ekonomisë pati konfirmuar se do të ndajë 75 milionë euro për të zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifat e energjisë elektrike, pasi Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Një javë më parë në Prishtinë u organizua protestë kundër shtrejtimit të energjisë elektrike.

Qeveria zoton 75 milionë euro për subvencionimin e rrymës për qytetarët dhe bizneset