array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Qeveria nuk i ka blerë “dy snaiperistë!”

Deklarata

Eksluzive Qeveria blene dy snaiperist!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i fotografisë “Eksluzive Qeveria blene dy snaiperist!” është i rremë. Qeveria e Kosovës nuk i ka blerë dy snaiperistë. Protagonisti i kësaj fotografie, deputeti Mefail Bajqinovci ka thënë se snajpersitët më të cilët ka dalë në fotografi nuk janë blerë, por janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe pjesëtarë të FSK-së.

Artikulli

Më 22 korrik 2023, faqja në Facebook “Vetëvendosie offishËll”  ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci me dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Këta dy ushtarë janë në fotografi me snajper dhe me pajisjet e tjera të nevojshme për të kryer punën e snjaperistit, siç janë rrobat për tu kamulfuar me ambientin që e rrethon. 

Në përshkrimin e këtij postimi është thënë “Eksluzive Qeveria blene dy snaiperist!”. 

Lidhur me këtë, Krypometri ka kontaktuar me deputetin Mefail Bajqinovci, i cili ka shpejguar se fotografia është realizuar një vitë më parë dhe se ky postim nuk qëndron. 

“Këta snajperistë janë gjatë vizitës së Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në FSK”- ka thënë deputeti duke shpjeguar se ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës. 

Ai ka thënë se është pjesë e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe për qëllim të aktiviteteve mbikëqyrëse bëjnë vizita të shpeshta në Forcën e Sigurisë së Kosovës, siç ishte edhe ajo e realizuar 8 korrik 2022, në Komandën e FSK-së në Istog.